Politika 8 August 2025, 20:08 Nga VNA

Britania e Madhe mbledh në Hillsborough ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor

Ndaje në Whatsapp
Britania e Madhe mbledh në Hillsborough ministrat e jashtëm të

Takimi i 8 tetorit, pjesë e atij që njihet si Procesi i Berlinit, do të bashkojë vendet e rajonit, BE-në dhe Danimarkën si presidente e radhës së BE-së, për të diskutuar stabilitetin, bashkëpunimin dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Kështjella historike e Hillsborough-ut në Irlandën e Veriut do të jetë më 8 tetor skena e një takimi të nivelit të lartë të ministrave të jashtëm mbi Ballkanin Perëndimor, i organizuar nga Mbretëria e Bashkuar si pjesë e Procesit të Berlinit 2025.

Ministri i Jashtëm britanik, David Lammy, do të mirëpresë mbi 15 homologë evropianë, përfshirë përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, si dhe nga vendet anëtare të BE-së, përfshirë Austrinë, Bullgarinë, Kroacinë, Francën, Gjermaninë, Greqinë, Italinë, Poloninë, Slloveninë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në takim do të marrin pjesë edhe Bashkimi Evropian dhe Danimarka, në rolin e Presidencës së radhës së BE-së.

Diskutimet do të fokusohen në forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm.

“Kështjella e Hillsborough-ut mbart kujtime prekëse të fuqisë së diplomacisë për të transformuar konfliktin dhe ndarjen në paqe dhe bashkëpunim afatgjatë,” tha Lammy, duke theksuar se përvoja e Irlandës së Veriut dhe procesi i paqes aty mund të shërbejë si model për vendet e rajonit të Ballkanit.

Sekretarja e Shtetit për Irlandën e Veriut, Hilary Benn, u shpreh se Marrëveshja e të Premtes së Mirë ka ofruar “një shembull të fuqishëm pajtimi për botën” dhe se kjo trashëgimi do të jetë e vlefshme për partnerët e Ballkanit Perëndimor.

Takimi zhvillohet në një kohë tensionesh të rritura etnike dhe politike në rajon, ndërsa Londra po zgjeron bashkëpunimin me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në për çështjet e sigurisë, ekonomisë dhe menaxhimit të kufijve/BIRN/

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme