Politika 30 October 2025, 10:17 Nga VNA

Briseida Çakërri betohet si deputete në Parlament

Ndaje në Whatsapp
Briseida Çakërri betohet si deputete në Parlament
Biseida Çakërri

Briseida Çakërri është betuar sot si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, duke zëvendësuar Brunilda Mersinin, e cila dha dorëheqjen nga mandati për të kandiduar në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Vlorës, që do të mbahen më 9 nëntor.

“Briseida Çakërri i jepet mandati i deputetes nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës”, njoftoi zv.kryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, e cila e ftoi Çakërrin të bënte betimin para deputetëve.

Pas betimit të saj, Kuvendi vijoi me seancën plenare, ku në rend të ditës ishte mocioni me debat për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme