Politika 7 April 2026, 13:11 Nga VNA

Braçe si Elisa: dezertorët përfundojnë në rresht të fundit në mbledhjet e grupit parlamentar

Ndaje në Whatsapp

Braçe si Elisa: dezertorët përfundojnë në rresht

Në Partinë Socialiste, edhe vendi ku ulesh në mbledhjet e grupit parlamentar duket se ka domethënien e vet politike. Dhe nëse ka një rregull të pashkruar që po bëhet gjithnjë e më i dukshëm, ai është ky: kush devijon nga rreshti, përfundon në fund të rreshtit.

Pas episodit me Elisa Spiropalin, këtë herë radha i ka ardhur Erion Braçes.

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PS, pamjet e publikuara nga zyra e shtypit e kryeministrisë tregojnë se deputeti socialist ishte vendosur në cep të sallës, në fund të rreshtit të deputetëve. Një detaj që në dukje mund të duket i parëndësishëm, por që në realitet shpesh reflekton raportet dhe tensionet brenda grupit.

Prej disa javësh Braçe ka shtuar tonin kritik në deklaratat e tij publike. Deputeti socialist nuk e ka fshehur ambicien për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore që pritet të mbahen pranverën e ardhshme dhe, në përpjekje për të ndërtuar një profil më të dallueshëm nga kolegët e tij në parti, ka artikuluar kritika si ndaj institucioneve të shtetit, ashtu edhe ndaj mënyrës së funksionimit të vetë Partisë Socialiste.

Por duket se ky profil “i pavarur” nuk është pritur me shumë entuziazëm nga kryeministri Edi Rama. Dhe sinjali, këtë herë, nuk ka ardhur përmes një deklarate politike, por përmes një detaji të vogël simbolik: pozicionit në sallë.

Në pamjet e publikuara, Braçe shfaqet i ulur në cep, pranë deputetëve Ilir Pëndavinj dhe Asfloral Haxhiu, larg tryezës qendrore ku zakonisht ulen figurat kryesore të grupit.

Ironia është se një skenë e ngjashme është parë edhe pak kohë më parë me Elisa Spiropalin. Deputetja socialiste, e cila kishte pasur një përplasje të drejtpërdrejtë me Ramën – i cili madje i ishte drejtuar publikisht me fjalët “ti mos fol në prezencën time” – u pa në një nga mbledhjet e grupit të ulur në fund të rreshtit.

Atëherë kjo u interpretua si një formë “ndëshkimi” simbolik për mungesën e saj në seancën plenare ku u votua imuniteti i Belinda Ballukut.

Në mbledhjen e sotme, megjithatë, Spiropali ishte rikthyer përballë kryeministrit në tryezë, një lëvizje që duket si rikthim në rreshtin e parë të hierarkisë së grupit.

Braçe, ndërkohë, duket se ka marrë përkohësisht vendin e saj në fund të sallës.

Në politikë, shpesh janë detajet e vogla që tregojnë historitë më të mëdha. Dhe në mbledhjet e grupit parlamentar të PS, duket se distanca nga tryeza e kryeministrit po bëhet një matës i ri i disiplinës politike.

Braçe si Elisa: dezertorët përfundojnë në rresht

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme