Politika 4 December 2025, 21:52 Nga VNA

Braçe kundër ministrit të Financave: Me paqen fiskale po favorizojnë kompani të mëdha që i kanë borxhe shtetit

Ndaje në Whatsapp

Braçe kundër ministrit të Financave: Me paqen fiskale po

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka shprehur kundërshtinë e tij ndaj projektligjeve të propozuara nga ministri i Financave, Petrit Malaj, lidhur me marrëveshjen fiskale që ka shkaktuar debat të madh për transparencën e përfituesve.

Gjatë një interviste në “Top Story”, Braçe sqaroi se kundërshtimet e tij lidhen me mënyrën si trajtohen detyrimet e së kaluarës dhe me mungesën e qartësisë në përfitimet që do të marrin bizneset e mëdha.

“Gjoba nuk shuhet as falet. Bankers është nën hetim penal. Nuk përfiton nga marrëveshja e paqes fiskale nga fillimi në fund. Ka dy ligje që janë konsideruar si amnisti. Ligji për shuarjen e detyrimeve fiskale 10 vite përpara, për pjesën 2014-2019, ka një skemë favorizuese për ata që do e paguajnë menjëherë. Komisioni i Ekonomisë dje ka bërë dy ndryshime themelore. Kemi shtrirë detyrimet. I dyti ka të bëjë me transparencën, ka qenë propozim i Bozdos dhe është mbështetur nga unë dhe e gjithë trupa e deputetëve. Ata që janë borxhli të mëdhej të shtetit dhe përfitojnë, do të jenë publikë. Përfiton, publikohet. Vijmë dhe te paqja fiskale, unë nuk i pranoj dot, jam kundër. Sa kohë ke bërë biznes, ke fituar dhe nuk ke paguar. Për mua nuk duhet të ketë shuarje detyrimesh. Për gjykimin tim, ligji nuk është shkruar mirë, pavarësisht qëllimit”, u shpreh Braçe.

Sipas tij, transparenca duhet të jetë e pakompromis dhe çdo biznes që përfiton nga dispozitat e projektligjit duhet të bëhet publik, ndërsa ai vetë është kundër çdo forme që konsiderohet si amnisti për detyrimet e pashlyera.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme