Politika 20 April 2026, 12:34 Nga VNA

Boçi harron dhunën policore në bulevard, nis ekskursionet me Maznikun nëpër Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Boçi harron dhunën policore në bulevard, nis ekskursionet me

Vetëm pak ditë pasi u bë protagonist i përplasjeve me policinë në bulevard, ku flakët e revoltimit opozitar premtonin përmbysje epokale, Luciano Boçi ka vendosur t’i ndërrojë skenat e betejës me kolltukët komodë të dëgjesave publike.

Në vend të përballjeve me gazin lotsjellës, Boçi ka zgjedhur shoqërinë e "arkitektit" të pushtetit lokal të Rilindjes, Arbi Mazniku, për një tur turistik-administrativ që këtë radhë ndalon në Lezhë.

Siç ka mësuar VNA, të dy bashkë, si bashkëkryetarë të Komisionit Parlamentar të Reformës Administrative, do të nisin të enjten turet nëpër Shqipëri, krah për krah, për të mbledhur mendime. 

Skenari është pothuajse poetik: ora 17:00, 22 prill, vendi: Qendra Kulturore e Fëmijëve. 

Në rendin e ditës, "çifti" i ri i reformës do të luajë me tre shtylla:

Shtylla 1: Territori dhe qeverisja 
Shtylla 2: Funksionet dhe shërbimet 
Shtylla 3: Financat vendore 

Ndërsa demokratët poshtë dritares së liderit presin sinjalin për "mosbindje civile", nënkryetari i tyre duket se ka gjetur "bindjen civile" në tavolinat e Komisionit të Posaçëm. Është vërtet prekëse të shohësh sesi dhuna e policisë harrohet sapo vjen puna te Raundi i plotësimeve dhe Prioritizimi.

Nuk dihet nëse Boçi do t'i kërkojë Maznikut llogari për "shkopinjtë e gomës" mes diskutimeve për kompetencat e bashkive, apo nëse do të mjaftohen me një buzëqeshje korteze pas mbylljes së dëgjesës. 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme