Politika 4 February 2026, 15:45 Nga VNA

Bllokimi i TikTok/ AGSH: Qeveria po bën manovra procedurale për të shmangur përballjen në GJK

Ndaje në Whatsapp

Bllokimi i TikTok/ AGSH: Qeveria po bën manovra procedurale për

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësim mbi zhvillimet e fundit lidhur me bllokimin e platformës TikTok në vend. Në deklaratën AGSH, thuhet se seanca e planifikuar për më 5 shkurt në Gjykatën Kushtetuese, për shqyrtimin e këtij çështjeje, rrezikon të mos zhvillohet pas kërkesës së Këshillit të Ministrave për pushimin e saj.

Më 3 shkurt, qeveria njoftoi heqjen e masave për ndalimin e TikTok, por vendimi ende nuk është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe nuk ka hyrë në fuqi, duke lënë efektet juridike të ndalimit aktive.

AGSH paralajmëron se këto veprime krijojnë dyshime për manovra procedurale, të cilat mund të shmangin përballjen në Gjykatën Kushtetuese dhe përgjegjësinë institucionale për vendimin që prek lirinë e shprehjes.

Përfaqësues të AGSH do të jenë të pranishëm më 5 shkurt, në orën 10:00, pranë Gjykatës Kushtetuese për të ndjekur situatën nga afër.

Deklaratë e AGSH:

Ditën e nesërme, më 5 shkurt 2026, në orën 10:00, ishte planifikuar të zhvillohej seanca gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese lidhur me bllokimin e platformës TikTok në Shqipëri.

Më 3 shkurt, Këshilli i Ministrave njoftoi vendimin për heqjen e masave për ndalimin e TikTok, duke pretenduar shfuqizimin e vendimit të mëparshëm që bllokonte këtë rrjet social. Megjithatë, ky vendim nuk është publikuar ende në Fletoren Zyrtare dhe, për rrjedhojë, nuk ka hyrë në fuqi, çka do të thotë se efektet juridike të ndalimit mbeten ende aktive.

Pavarësisht kësaj, po më 3 shkurt, Këshilli i Ministrave i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për pushimin e çështjes, me argumentin se ajo ka mbetur “pa objekt”.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësimin e tij serioz lidhur me këto veprime, të cilat krijojnë dyshime të forta për manovra procedurale me qëllim shmangien e përballjes në Gjykatën Kushtetuese dhe, si pasojë, edhe shmangien e përgjegjësisë institucionale për një vendimmarrje që ka prodhuar pasoja të drejtpërdrejta për lirinë e shprehjes dhe informimit.

Perfaqesues te AGSH do te jene me daten 5 shkurt ne oren 10:00 prane Gjykates Kushteteuse per te ndjekur situaten!

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme