Politika 4 May 2026, 11:55 Nga VNA

Bllokimi i negociatave për Ballukun, ministri ngre supet: Nuk dimë çfarë kanë diskutuar vendet anëtare

Ndaje në Whatsapp

Bllokimi i negociatave për Ballukun, ministri ngre supet: Nuk dimë

Ministri i Jashtëm u thirr në Kuvend për tu përgjigjur anëtarëve të Komisionit të Jashtëm mbi ecurinë e integrimit në BE, dhe për të dhënë përgjigje a janë bllokuar proceset integruese pasi Kuvendi me votë nuk lejoi që Belinda Balluku të arrestohej nga SPAK.

Ministri Ferit Hoxha, tha se Shqipëria nuk është pjesë e mbledhjes së Komisionit dhe Këshillit Evropian, dhe nuk ka si ta dijë cfarë është diskutuar në këto takime, por nga ana tjetër, gjithashtu ishte i sigurt senuk ka bllokim.

“Shqipëria nuk është pjesë e këtij diskutimi, pasi raporti është dokument i Komisionit dhe ndërveprimi zhvillohet ndërmjet dy institucioneve të BE-së: Komisionit dhe Këshillit.  Megjithatë, ajo që dimë me siguri është se rekomandimet e Komisionit për Këshillin kanë qenë pozitive, duke njohur progresin e arritur dhe përmbushjen e piketave, si dhe duke rekomanduar vijimin e procesit drejt miratimit të tyre. Ky është momenti ku ndodhemi aktualisht”,-tha Ferit Hoxha.

Por pasi tha që nuk dinte gjë, deklaroi se ishte i sigurt që nuk kishte bllokime.

“Këto pretendime nuk qëndrojnë.

Nuk ka pasur dhe nuk ka bllokim, nuk ka pasur dhe nuk ka veto nga asnjë shtet anëtar. Procesi ka vijuar dhe vijon normalisht.

Ajo që duhet të mbajmë parasysh është se Rritmi i procesit përcaktohet nga Presidenca dhe shtetet anëtare të BE. Ato do marrin kohën sa ta shohin të arsyeshme”,-tha Hoxha.

Ministrit i foli e pa ndërgjegjshmja, kur na kujtoi se procesi bazohet mbi merita.

Aq konkrete sa ishte edhe vota e PS-së kundër drejtësisë në Kuvend kur mbrojti Belinda Ballukun.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme