Politika 1 October 2025, 09:41 Nga VNA

Bllokimi i fondeve në SHBA prek komunikimin e Ambasadës Amerikane: Njoftim i rëndësishëm për pasaportat dhe vizat

Ndaje në Whatsapp
Bllokimi i fondeve në SHBA prek komunikimin e Ambasadës Amerikane:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka publikuar një njoftim të rëndësishëm lidhur me situatën e krijuar nga vonesat në miratimin e fondeve buxhetore në SHBA, të cilat kanë pezulluar përkohësisht një pjesë të funksioneve qeveritare.

Përmes një mesazhi zyrtar, Ambasada bën me dije se faqja e saj në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht deri në rikthimin e normalitetit administrativ.

“Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt. Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive,” thuhet në njoftim.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të referohen në faqen zyrtare të saj për më shumë informacion mbi shërbimet konsullore dhe statusin operativ aktual.

Ky njoftim vjen në një moment kur SHBA rrezikon një “government shutdown”, një situatë e njohur që ndodh kur Kongresi nuk miraton në kohë buxhetin vjetor, duke ndikuar në funksionimin e shumë agjencive federale.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme