Politika 12 March 2026, 17:07 Nga VNA

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

Ndaje në Whatsapp

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e

Përfaqësuesit e Bashkimit Europian, Gjermanisë, Holandës dhe Mbretërisë së Bashkuar shprehën shqetësimin pas bllokimit të kërkesës së SPAK në Kuvend, ndërkohë që Rama u përgjigj me mbrojtjen e Ballukut dhe akuza të reja për prokurorinë.

Qëndrimi i mazhorancës socialiste për të mbrojtur me votë në parlament kolegen e tyre, Belinda Balluku, ka ngritur shqetësime për pasojat që mund të ketë ky ndryshim kursi ndaj drejtësisë në procesin e integrimit europian, ku pavarësia e organeve të drejtësisë dhe lufta antikorrupsion janë kriteret themelore të vlerësimit.

Menjëherë pasi deputetët e Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ngritën kartonët e kuq, një numër ambasadash të huaja në Tiranë dhe Delegacioni i Bashkimit Europian shprehën shqetësimin e tyre për këtë qëndrim.

“Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE,” deklaroi për mediat zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Duke vënë thekson tek rëndësia e pavarësisë së organeve të drejtësisë, delegacioni I BE-së shton se “sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Reagime publike pas këtij votimi bënë dhe ambasada e Gjermanisë dhe ajo e Holandës në dy qëndrime të përafërta, ku theksohej se ndjekja efektive penale e korrupsionit është një kusht i domosdoshëm për të bërë progres në procesin e integrimit.

“Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces”- thuhet në deklaratën e ambasadës gjermane dhe asaj holandeze.

Para se ndodhte votimi për imunitetin e Ballukut, Ambasada Britanike në Tiranë, një nga vendet mbështetëse të reformës në drejtësi, apeloi  se “imuniteti parlamentar nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit”.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me snobizëm qëndrimeve të partnerëve, duke thënë se parimisht ishte 100% dakord me ta. Por njëkohësisht, Rama e mori sërish në mbrojtje Ballukun dhe akuzoi SPAK-un për ndikime të jashtme në këtë çështje.

“Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë, i patrazuar as nga pengimi dhe as nga yshtja e SPAK-ut prej faktorësh jashtë kufijve të pushtetit të pavarur gjyqësor,” shkroi Rama në platformën X.

Qëndrimi i Ramës u replikua nga opozita e cila akuzoi kryeministrin dhe qëndrimet e tij si kërcënim për drejtësinë dhe integrimin.

Puna e SPAK dhe organeve të reja të drejtësisë që lindën nga një reformë gjithpërfshirëse e miratuar në vitin 2016 me ndikimin e BE-së, SHBA-ve dhe Britanisë është një kusht i fortë për përparimin e vendit në rrugën e integrimit.

Në Raportin e fundit të Progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë vetëm rezultatet e SPAK u vlerësuan me notë pozitive në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërkohë që ecuria në fusha të tjera që lidhen me qeverisjen mori përgjithësisht nota negative ose mesatare.

Prej krijimit kjo strukturë ka çuar para drejtësisë dhjetra zyrtarë të lartë apo ish-zyrtarë, ndërkohë që është hera e parë që mazhoranca socialiste i del kundër një kërkese të saj për heqje imuniteti duke refuzuar të dëgjojë apelimet publike të përfaqësuesve të BE-së se rasti i Ballukut shihej si një “test kritik” për integrimin./BIRN/

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme