Politika 26 March 2026, 18:14 Nga VNA

Blinken: Vendimi për “non grata” të Berishës është i drejtë – as me administratën e Trump nuk u hoq

Ndaje në Whatsapp
Blinken: Vendimi për “non grata” të Berishës

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka riafirmuar publikisht vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, një vendim që prej vitit 2021 ka shkaktuar debate të forta në politikën shqiptare.

Gjatë një bashkëbisedimi në Harvard Institute of Politics, Blinken u pyet për këtë vendim dhe deklaroi se qëndron plotësisht pas sanksioneve të vendosura ndaj Berishës, duke theksuar se nuk ka asnjë dyshim për to.

“Unë qëndroj plotësisht pas sanksioneve të vendosura ndaj z. Berisha. Nuk kam asnjë hezitim apo dyshim për këtë vendim, aspak,” u shpreh ai para një audience të mbushur në Harvard.

Pyetja iu drejtua nga shtetasi shqiptar Fatjon Semanjaku, i cili rikujtoi vendimin e administratës amerikane për shpalljen “non grata” të Berishës dhe faktin që gjatë një vizite në Shqipëri Blinken e kishte cilësuar kryeministrin Edi Rama si një “lider të shquar”.

Semanjaku e pyeti ish-sekretarin e shtetit:
“Dua të di sa i ‘shquar’ duhet të jem që dyert e Zyrës Ovale të hapen në rast se bëhem kryeministër i Shqipërisë kur në Shtëpinë e Bardhë rikthehet fraksioni mafioz i George Soros i së majtës së sotme shumë shumë shumë malinje?”

Blinken iu përgjigj duke theksuar se vendimi për Berishën nuk lidhet me administratat politike në SHBA, por me vlerësimin për vetë figurën e ish-kryeministrit shqiptar.

“Ju thatë që mund të zgjedh përgjigjen që dua t’i përgjigjem. Para së gjithash më vjen shumë keq për atë që keni kaluar personalisht. Askush nuk duhet të kalojë nëpër atë që përshkruat. Por unë qëndroj plotësisht pas sanksioneve të vendosura ndaj z. Berisha. Nuk kam asnjë hezitim apo dyshim për këtë vendim, aspak. Kjo nuk flet për mangësitë e administratës, por flet për mangësitë e Berishës dhe unë do të vazhdoj të qëndroj pas kësaj,” tha ai.

Deklarata e Blinken vjen në një moment kur në politikën shqiptare vijon debati për statusin “non grata” të Berishës. Deri tani, edhe me administratën e re të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, vendimi për shpalljen e tij “non grata” nuk është hequr.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme