Politika 21 January 2026, 11:14 Nga VNA

Blerina Gjylameti emërohet në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Ndaje në Whatsapp
Blerina Gjylameti emërohet në krye të Autoritetit Kombëtar

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Institucioni, që në të kaluarën ka qenë përfshirë në skandale lidhur me produkte bujqësore që përmbanin pesticide të ndaluara, tashmë i besohet sërish një figure politike.

Më parë, drejtimi i AKU-së ishte i Manush Kullollit.

Në zgjedhjet e 11 majit, Gjylameti nuk arriti të siguronte mandatin e saj në Parlament, pasi Olta Xhaçka mori më shumë vota, duke e lënë socialistën jashtë Kuvendit.

Pas një serie ndryshimesh të shpeshta në krye të AKU-së, emërimi i Gjylametit duket të vijë si një tjetër vendim që favorizon figurat politike për udhëheqjen e këtij institucioni.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme