Politika 30 July 2025, 16:59 Nga VNA

Blendi Gonxhja u shpall shqiptarëve se tashmë jemi lider në Europë… për ekonominë e gjelbërt

Ndaje në Whatsapp
Blendi Gonxhja u shpall shqiptarëve se tashmë jemi lider në

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit – Blendi Gonxhja, vendosi t’u japë shqiptarëve sot një lajm të mirë. Jo rritje pagash dhe as ulje çmimesh. Shqipëria, sipas tij, është në krye të Ballkanit për “ekonominë e gjelbër”. Dhe këtë e tha me aq pasion, sa për një moment menduam se kishte rilindur ndonjë pyll aty ku vitet e fundit është ndërtuar ndonjë pallat shumëkatësh.

Gonxhja tha sot se, sipas një raporti të OECD-së, Shqipëria ka kaluar fqinjët në “Greening Cluster” dhe është renditur madje mbi mesataren e BE-së. Nuk është çudi që fjalët “cluster” dhe “scoreboard” të tingëllojnë bukur në status, sidomos kur i lexon në një zyrë me ajër të kondicionuar, ndërsa jashtë qyteti është mbuluar nga betoni, pemët mbillen për të bërë foto dhe më pas ndërrohen në kulla.

Tirana sot është simboli më i bukur i këtij “gjelbërimi strategjik”: hapësirat publike shndërrohen në kantier, pemët i sheh vetëm nëse janë murale, ndërsa ajri ka nevojë për filtër më shumë sesa për statistikë. Në bregdet, politika e gjelbër e qeverisë është aq e avancuar, sa jep leje për ndërtime shumëkatëshe mbi rërë, ndërsa në jug edhe zogjtë janë trembur nga zhurma e vinçave dhe betonierave.

Por këto nuk i sheh Ministria e Ekonomisë, e Kulturës dhe e Inovacionit, si koordinatore e raportit, që sigurisht që mbetet “e angazhuar” për zhvillimin e politikave të qëndrueshme.

E vetmja gjë e qëndrueshme në këtë histori, është aftësia për të shitur çdo kontrast si sukses: ndotjen si progres, betonin si zhvillim, dhe një raport ndërkombëtar si fletë lavdërimi për një realitet që nuk e mbulon dot më as retorika. Të paktën, zoti Gonxhja të kishte gjetur ndonjë foto me pemë të vërteta për ta shoqëruar statusin. Por edhe ato, duket se i ka zënë ndonjë projekt i gjelbër vetëm në PowerPoint.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme