Politika 27 October 2025, 10:16 Nga VNA

Bledion Nallbati pas daljes nga SPAK: “U thirra si person në dijeni për një konflikt gjatë fushatës”

Ndaje në Whatsapp
Bledion Nallbati pas daljes nga SPAK: “U thirra si person në dijeni

Teksa la ambientet e SPAK, deputeti i PD-së Bledion Nallbati deklaroi se u paraqit si person në dijeni lidhur me një konflikt që ai dhe vëllai i tij kanë pasur në Korçë gjatë fushatës së zgjedhjeve të 11 majit.

“U thirra për konfliktin e stisur në fushatë nga Niko dhe çerrat e tij për të cënuar imazhin tim dhe procesin zgjedhor. U thirra si person në dijeni”, deklaroi deputeti.

Ai nuk kurseu as ironinë me Belinda Ballukun, e cila është ftuar për t’u paraqitur në SPAK, pasi është person nën hetim. “Jam Bledioni jo Belinda, ajo vjen pas meje. Erdha të inspektoj kushtet që të sigurohem që Belinda do jetë e qetë të sqarojë para kolegëve të Erionit për të sqaruar çështjet e shumta që ka”, tha ligjvënësi demokrat.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme