Politika 14 December 2025, 15:57 Nga VNA

BKH reagon pas deklaratave të Ramës: “Nuk ka patur përplasje apo debat me Gardën”

Ndaje në Whatsapp
BKH reagon pas deklaratave të Ramës: “Nuk ka patur

Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili i cilësoi si trimosha që refuzuan të dorëzonin "patllaket".

BKH sqaron se më 20 nëntor 2025, tre hetues kanë shkuar në Këshillin e Ministrave për të zbatuar vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sipas rregullave të sigurisë, armët e zjarrit nuk lejohen brenda institucionit dhe hetuesit i depozituan ato në ambientet e posaçme, të sigurta dhe të monitoruara.

BKH thekson se nuk ka pasur asnjë debat apo përplasje me Gardën e Republikës dhe se e drejta për mbajtjen e armës mbështetet në ligjin nr. 25/2019 për Policinë Gjyqësore.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme