Politika 9 October 2025, 15:38 Nga VNA

“Biznesmeni mori leje nga Rama pas takimit në Aruba”, Berisha: Nuk e mbaj mend nëse kam hipur në një makinë me Artur Shehun

Ndaje në Whatsapp
“Biznesmeni mori leje nga Rama pas takimit në Aruba”, Berisha:

Kryetari i PD, Sali Berisha, në prononcimin për mediat u pyet nëse kishte hipur në makinë me biznesmenin, Artur Shehu, i cili u akuzua sot në parlament nga Gazment Bardhi se pas takimit në Aruba kishte përfituar leje ndërtimi nga Rama në lungomare. Kreu i PD as e pohoi dhe as e mohoi, por tha se nuk e mbante mend.

“Artur Shehu është një vlonjat i një familje siç më kanë thënë të persekutuar, por siç e morët vesh ju me Ëngjëll Agaçin i bënë 30 hektarë toka dhuratë general Lisin që e burgosën autoritetet italiane, vetëm e vetëm për të fshehur filmimet me sipërfaqet e drogës. Unë nuk maj mend a e kam takuar ndonjëherë në jetën time apo jo, por nuk e mohoj as e pohoj fare, se s’di asgjë. Të gjitha këto, Aruba është problemi se u mor një vendim për të dërguar përfaqësuesit në Aruba, thuhet se ka qenë Agaçi dhe një ministër”, tha Berisha.

Kujtojmë se në séance e sotme parlamentare, Gazment Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje me biznesmenin Artur Shehu, i cili sipas tij ka përfituar leje ndërtimi pas një takimi të zhvilluar në Aruba me persona të përfshirë në aktivitete kriminale ndërkombëtare.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme