Politika 18 August 2025, 19:03 Nga VNA

Bizneset që zotëron miku izraelito-shqiptar i kryeministrit Edi Rama, nga pagesat elektronike te prodhimi i pjesëve të avionëve

Ndaje në Whatsapp

Bizneset që zotëron miku izraelito-shqiptar i kryeministrit Edi Rama,

Ron Yeffet, miku i kryeministrit Edi Rama që ka tashmë monopolin e prodhimit të mjeteve të ushtrisë, rezulton të ketë në zotërim disa kompani.

Izraeliti Yeffet me pasaportë shqiptare bleu më 17 qershor 2025, 49 për qind të aksioneve të kompanisë TImak.

Këto aksione ai i bleu nga Arjeta Puca për vlerën e 490 eurove.

Puca e krijoi kompaninë Timak në 2016 dhe vitet e fundit ishte ndër zonjat më të promovuara nga kryeministri Rama.

Sipas të dhënave të Open Data, me 4 gusht kompania shtetërore Kayo dhe Timak themeluan një kompani të përbashkët që quhet Timak Defence. Kjo kompani, Timak Defence zotërohet 80 për qind nga Timak dhe 20 për qind nga shoqëria shtetërore Kayo.

Referuar të dhënave të Open Data, izraeliti Ron Yeffet, që njihet si një prej miqve të afërt të Edi Ramës, zotëron dhe disa kompani të tjera.

“1820” Albania është një kompani e thelemuar në vitin 2023 me kapital shqiptar dhe të huaj.

Bizneset që zotëron miku izraelito-shqiptar i kryeministrit Edi Rama,

Sipas aktit të themelimit dhe statutit të shoqërisë, 50 për qind të aksioneve zotërohen nga Dorel Yehuda Shalmoni, shtetas portugez, i lindur në Izrael, 25 për qind zotërohen nga Hen Shahar shtetas izraelit dhe 25 për qind të aksioneve janë në pronësi të Ro Yeffet, izraelit me pasaportë shqiptare. Kompania ka si aktivitet pagesat elektronike.

Ron Yeffet është zotëron në masën 100 për qind i kompanisë 1820 Black Oil që ka si objekt tregtimin me shumicë të naftës bruto dhe nënprodukteve të saj, import, export shitje me shumicë e pakicë të vajrave lubrifikantë, lëndëve djegëse dhe produkteve të tjera.

Bizneset që zotëron miku izraelito-shqiptar i kryeministrit Edi Rama,

Izraeliti Yeffet që ka dhe pasaportë shqiptare zotëron në masën 100 për qind edhe kompaninë UNO18 e cila ka si objekt tregtimin me shumicë dhe pakicë të pjesëve të këmbimit të mjeteve të ndryshme fluturimi, avionë, helikopterë dhe të tjera pa kufizim. Emri i Yeffet nuk lakohet për herë të parë në vendin tonë, por këtë herë duket se për shkak të miqësisë me kreun e qeverisë ai ka mundur të marrë monopolin e prodhimit të mjeteve të ushtrisë.

Bizneset që zotëron miku izraelito-shqiptar i kryeministrit Edi Rama,

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme