Politika 10 Tetor 2025, 19:12 Nga VNA

BIRN: Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

Ndaje në Whatsapp
BIRN: Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e

Komisioni i Ligjeve dëgjoi të premten argumentet e shoqatave që përfaqësojnë interesat e pushtetit vendor dhe vetë kryetarët e bashkive që kundërshtuan formulimet e projektligjit të ri të qeverisë për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, i cili parashikon menaxhimin fundor të mbetjeve nga një agjenci shtetërore që do të funksionjë si shoqërie aksionere.

Përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe ekspertë kërkuan nga Kuvendi që të shohë mundësinë e ndryshimeve në disa nene të kësaj nisme, që sipas tyre bien ndesh me ligjin e vetqeverisjes vendore, si dhe qartësimin e disa neneve të tjera për mënyrën se si do të zbatohet në terren dispozitat e këtij ligji, të cilat, sipas tyre ngarkojnë me barrë financiare bashkitë.
Adelina Farrici, drejtore ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive vlerësoi domosdoshmërinë e një ligji të ri në këtë sektor, por kërkoi nga deputetët të merrnin parasysh disa rekomandim, që sipas saj do të mundësonin në moscënimin e parimeve në ligjet organike, siç është ai i vetëqeverisjes vendore nga një ligj tjetër i thjeshtë. Farrici theksoi se ligji për vetëqeverisjen vendore u jep bashkive përgjegjësi për menaxhimin e mbetjeve në territorin e tyre dhe se ka pasur bashki që kanë qenë të suksesshme në këtë funksion. Kështu, ajo kërkoi që të mos trajtohen të gjitha bashkitë njësoj. Po ashtu, Farrici kërkoi që bashkitë të jenë pjesë vendimmarëse në Agjencinë Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve, AKEM, duke iu referuar faktit që disa prej tyre kanë në territoret e tyre landfillet dhe inceneratorët.

“Për aq kohë sa është një funksion që sipas ligjit është i bashkive, të ketë një shtesë në nenin 22 që të mundësojë që aksionerë të jenë dhe bashkitë me përqindje dhe të kenë përfaqësim në shoqërinë aksionere si vendimmarrës”- tha ajo ndër të tjera.

Farrici po ashtu kërkoi garanci ligjore për përballimin e kostove financiare nga bashkitë në zbatimin e këtij ligji, duke kërkuar që të parashikohet ligjërisht që këto kosto të përballohen nga buxheti i shtetit nëpërmjet transfertës së pakushtëzuar.

Edhe kryetarja e bashkisë Dimal, Juliana Mema, ngriti shqetësimin e zbatimit të ligjit nga bashkitë për shkak të kostove të larta.

“Të ketë mekanizma për ta bërë të zbatueshëm,” kërkoi ajo nga deputetët duke propozuar që “të parashikohet një periudhë tranzitore që të bëhet i zbatueshëm sepse kjo do të çonte në rritjen e tarifimit te komuniteti me një impakt social”.

“Na shtohen kosto për promovim fushatash sensibilizuese, kosto për ndarjen në burim, për transportin për stacionet tranzitore, si do bëhet e mundur kjo?” pyeti ajo deputetët.
Edhe Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë, që përfaqëson kryebashkiakët e opozitës, mbështeti nevojën e një zgjidhje të re ligjore për menaxhimin e mbetjeve, por sugjeroi ndryshime në nismën e qeverisë.
Albert Malaj, zëvendëskryetar i shoqatës kërkoi që bashkitë të kenë kompetenca reale në këtë sektor, duke e cilësuar “një hap pas” kalimin e kompetencave të menaxhimit të mbetjeve tek një operator kombëtar dhe reduktimin e bashkive në thjesht “klientë”.
“Zhveshja e tyre nga këto kompetenca jo vetëm që cënon autonominë vendore, por rrezikon të krijojë një model të centralizuar, ku vendimmarrja largohet nga qytetari,” tha ai, duke sugjeruar që ligji të garantonte mbështetje për bashkitë për të kryer funksionet e tyre.
Edhe Agron Haxhimali nga Instituti i Bashkive solli propozime konkrete për ndryshime në projektligj, me synim shmangien e cënimit të kompetencave të pushtetit vendor.
Ai solli në vemendje një dispozitë të projektligjit, ku kryetarët e njësive të vetëqeverisjes vendore bëhen përgjegjës për grumbullimin dhe administrimin e mbetjeve që krijohen brenda territorit të tyre administrativ. “Kjo pikë të hiqet, pasi përgjegjësia është institucionale, jo personale. Ligji duhet të referohet bashkisë si institucion”- sugjeroi ai.
Haxhimali, si ekspert i pushtetit vendor, sugjeroi gjithashtu që proejtkligji t’u japë të drejtën dhe përgjegjësinë bashkive për të vendosur nivelin e tarifave të shërbimeve, me diskrecion ±30% nga metodologjia qendrore.
Projektligji i ri erdhi në Kuvend pasi Kryeministri Edi Rama prezantoi në shtator një reformë të re në menaxhimin e mbetjeve.
Me këtë nismë ligjore qeveria pranon dështimin e skemës së incenerimit, ku u hodhën dhjetëra milionë euro investime në dekadën e fundit, dhe i rikthehet riciklimit si hallkë e parë në hierarkinë e menaxhimit të mbetjeve, në një skemë menaxhimi që pritet të rëndojë në xhepat e qytetarëve me rritje kostosh dhe tarifash./ BIRN

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme