Politika 28 January 2026, 12:59 Nga VNA

Besmir Beja pritet të emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave

Ndaje në Whatsapp

Besmir Beja pritet të emërohet Drejtor i Përgjithshëm i

Besmir Beja, aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, do të jetë Drejtori i ri i Përgjithshëm i Doganave.

Beja mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave që prej muajit gusht 2024 dhe tashmë pritet të marrë drejtimin e një prej institucioneve kyçe për financat publike, kontrollin kufitar dhe luftën kundër kontrabandës.

Emërimi i tij vjen në një moment me ndjeshmëri të lartë për administratën doganore, e cila luan një rol strategjik në mbledhjen e të ardhurave dhe në sigurinë ekonomike të vendit.

Njoftimi:

Agjencia për Media dhe Informim njofton se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.

- Z. Gent Gazheli lirohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe emërohet Zëvendësministër i Mjedisit.

- Z. Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.

*Më herët, z. Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

- Ndërkohë, z. Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme