Politika 17 October 2025, 21:23 Nga VNA

Besart Xhaferaj “thyen” urdhrin e Berishës, merr pjesë në mitingun për liderët e UÇK-së

Ndaje në Whatsapp
Besart Xhaferaj “thyen” urdhrin e Berishës, merr pjesë

Pas deputetit Bujar Leskaj, edhe deputeti demokrat Besart Xhaferaj ka “thyer” urdhrin e kryetarit të PD-së dhe ka marrë pjesë në mitingun në mbështetje të liderëve të UÇK-së. I pranishëm mes protestuesve, Xhaferaj deklaroi se pjesëmarrja e tij nuk ka asnjë prapavijë politike dhe nuk përbën shkelje të urdhrit të partisë.

“Aspak! Unë kam ardhur si qytetar, si Besart Xhaferaj, si qytetar i kombit shqiptar. Nuk mendoj se ky është një manifestim politik; është një protestë ndaj akuzave që i bëhen luftës së drejtë të kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës,” – tha ai për mediat.

Deputeti demokrat shtoi se kjo është një kauzë që i përket të gjithë shqiptarëve, përtej çdo përkatësie partiake:

“Çdokush që përpiqet t’i japë kësaj ngjarjeje ngjyra politike apo kredenciale elektorale, besoj se bën një gabim të madh. Kjo duhet të jetë një kauzë e përbashkët: lufta e Kosovës është ajo që hapi dhe shënoi shekullin e shqiptarit – shekullin XXI.”

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme