Politika 12 December 2025, 13:30 Nga VNA

Berisha e quan zgjedhjen e Brahos në krye të SPAK të bazuar në Kushtetutë, por sulmet ndaj prokurorëve do të vazhdojnë

Ndaje në Whatsapp

Berisha e quan zgjedhjen e Brahos në krye të SPAK të bazuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar si të bazuar në Kushtetutë zgjedhjen e Klodian Braho s në krye të SPAK. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Braho u zgjodh në përputhje me ligjin, në dallim të madh nga pararendësi i tij Altin Dumani.

Ai kritikoi gjithashtu anëtarët e KLP, duke i quajtur “mizogjene”, pasi nuk i dhanë asnjë votë kandidates së vetme femër në garë, Doloreza Musabelliu.

“Dje u zbatua Kushtetuta. Nuk u zgjodh si i pari me 5 vota, që ishte jo kushtetues dhe që s’mund të rrinte asnjë ditë në detyrë. I dyti mori 7 vota. Dhe komenti i dytë, aty ishte një zonjë çka tregon se ajo trupë e KLP është mizogjene, nuk i dhanë asnjë votë. Ishte një zonjë aty, ajo nuk shkoi vet aty. Në KLP e dërgoi komisioni i SPAK. Dy tre zonja që ishin në KLP, nuk menduan t’i japin një votë, e nxorrën pa asnjë votë. Këto dy komente kam unë për zgjedhjen e djeshme. U zgjodh në përputhje me Kushtetutën, në dallim të madh nga pararendësi i tij që s’ka Kushtetutë as ligj. Por këtu u zbatua Kushtetuta”, tha Berisha.

Por duket se kreu i PD nuk do të kursejë anatemimet edhe ndaj kreut të ri të SPAK. Ai tha se do ta quaj sërish organizatë kriminale çdo prokuror që do të kryejë hetime njësoj siç janë bërë në dosjen “Toyota Auris”. Në fakt, këtë dosje e ka hetuar kreu i sapozgjedhur i SPAK, Klodian Braho, për të cilën Berisha pretendoi se është një dosje që tregon se në Prokurorinë e Posaçme ka një organizatë kriminale të përbërë nga pesë emra.

“Cilido që mendon se deklaratën për organizatë kriminale e kam politike, i kërkoj vetëm një gjë: të lexojë dosjen ‘Toyota Auris’. Dhe do bindet nëse ka në SPAK një grup të strukturuar kriminal apo një organizatë kriminale të përbërë nga 5 emra. Nëse ti ke të gjitha këto dhe nuk merr asnjë masë brenda SPAK, si mund të besoj unë? Nesër, po të gjej një dosje të këtij, absolutisht të njëjtën gjë do them, po të gjej një grup tjetër. Unë jam opozitë, do mbroj interesin publik pavarësisht nga çdo çmim”, tha Berisha.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme