Politika 16 January 2026, 13:27 Nga VNA

Berisha vulos përjashtimin e Salianjit nga PD, mesazh i paqartë për qëndrimin e opozitës në Kuvend

Ndaje në Whatsapp
Berisha vulos përjashtimin e Salianjit nga PD, mesazh i paqartë

Sali Berisha e bëri edhe një herë të qartë se në Partinë Demokratike nuk ka më vend për Ervin Salianjin, e aq më pak nëse ai ka pretendime për ta rivalizuar në garën e pritshme për kryetar të PD-së.

I pyetur nga gazetarët, Berisha la të kuptohet se ish-deputeti është sanksionuar sipas nenit 24 të statutit, çka do të thotë se Salianji nuk është më zyrtarisht pjesë e strukturave të PD-së. Megjithatë, sipas përcaktimeve statutore, për marrjen e një vendimi të tillë duhet të mblidhen forumet përkatëse, përfshirë edhe kryesinë e degës.

Në konferencën e përditshme për shtyp, kreu demokrat komentoi edhe nisjen e sesionit të ri të Kuvendit. Ai u shpreh se, ndonëse opozita është në një betejë të ashpër me atë që e cilësoi si “narkoqeveri”, deputetët demokratë do të vijojnë të jenë pjesë e punimeve parlamentare deri në një vendim të dytë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme