Politika 20 December 2025, 13:19 Nga VNA

Berisha vijon me dy standarde ndaj SPAK: Prokurori e regjimit kur heton opozitën, përgëzime për aferat e qeverisë

Ndaje në Whatsapp

Berisha vijon me dy standarde ndaj SPAK: Prokurori e regjimit kur heton

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk i ndal sulmet ndaj SPAK dhe Alrin Dumanit. Në një komunikim të zhvilluar sot me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se arrestimi i tij është kryer pa asnjë akuzë formale, duke e cilësuar veprim të motivuar politikisht.

Berisha e quajti SPAK-un një instrument në shërbim të qeverisë, ndërsa krahasoi hetimet ndaj tij dhe Ilir Metës me praktikat e prokurorive në Republikën Popullore të Kinës, ku sipas tij ndëshkohen kundërshtarët politikë.

 “Në vitin 2007, ngrita një task-forcë në të cilën unë zgjodha të majtin altin dumani për ta kryesuar. E zgjodha me qëllim të majtë në mënyrë që të priste pa asnjë lloj hezitimi drejt administratës cilido që shkelte ligjin. Problemi im ka qenë këto në SPAK, ccdo njeriu i them rikujto pak dosjet 184 dhe 338. A mundet ato dosje të mbylleshin pa dënuar kriminelët elektoral. Mbyllja e këtyre dosjeve, ishte liccensë për Edi Ramën që të placckisë dhe të bëjë ccfarë të dojë me zgjedhjet. Asnjë opozitar nuk ka imunitet, por kur ti arreston në vit elektoral liderët e partive kryesore opozitare dhe tjetrin e vë në ndjekje penale, ti dëshmon se zgjedhjet do t’i marrësh me ccdo kusht. A nuk u shndërrua në këtë rast Altin Dumani në ëevë të Edi Ramës për grabitjene zgjehdjeve. Unë u arrestova si person nën hetim pa asnjë akuzë. Masat ndaj meje u vendosën pa më thirrë kurrë pa më bërë një pyetje. Ilir Meta u grabit dhe u keqtrajtua në mes të autostradës si person nën hetim pa asnjë akuzë. Shteti që sot ndoshta dënon më rrept se çdo shtet tjetër me varje dhe vdekje, veprat e korrupsionit është Republika Popullore e Kinës. Por atje dënohen dhe kundërshtarët politik. Dhe një prokurori e tillë që bën gjahun e kundërshtarëve politik të vet, përdoret si instrument për të shtypur pluralizmin. Është një vegël në duart e regjimit”, tha kreu i demokratëve.

Deklaratat e Berishës tregojnë qëndrimet e tij me dy standarde ndaj Prokurorisë së Posaçme. Kreu i PD dallon mes prokurorëve “të mirë” kur hetojnë qeverinë dhe atyre “të këqij” kur hetojnë opozitën.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme