Politika 1 December 2025, 19:39 Nga VNA

Berisha vijon Foltoren 2 poshtë Kryeministrisë. Salianji dhe Alimehmeti takim të mërkurën në Durrës

Ndaje në Whatsapp
Berisha vijon Foltoren 2 poshtë Kryeministrisë. Salianji dhe

Në të hënën e tretë, Sali Berisha ka mbledhur një grusht demokratësh në atë që ai e ka pagëzuar “Foltorja 2” përpara Kryeministrisë. Folësit, në pjesën dërrmuese deputetë dhe njerëz të thjeshtë, mbajtën fjalime tashmë të njohura ku theksi u vu tek qeveria e korruptuar, Belinda Balluku dhe Edi Rama. “Ne nuk e lëshojmë sheshin”, tha Berisha, i cili mori fjalën në fund të tubimit që nuk zgjati më shumë se 60 minuta, por që nuk ndezi asnjë fije shprese në ditën e parë të dhjetorit, muajit që shënon edhe përvjetorin e 30-të të krijimit të PD dhe Sali Berishës në drejtimin e partisë. Aq sa është edhe mosha e disa prej atyre që tashmë janë pagëzuar si grupi që pinë kafe dhe që duan të sfidojnë Sali Berishën dhe kultin e tij në PD.

Kafja e famshme e tyre, mesa duket, do të zhvendoset në një sallë, këtë herë në Durrës, ku të mërkurën Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti dhe të tjerë të rinj, kandidatë të primareve dhe të votuar të strukturave të PD, kanë vendosur të sfidojnë në vitin e tridhjetë të drejtimit të Partisë Demokratike Sali Berishën. Kjo, në fakt, nuk do të ishte hera e parë që një grupim përpiqet të sfidojë kryetarin demokrat, vetëm se këtë herë ai ndodhet në kuotat më të ulëta historike të partisë që po hyn në vitin e trembëdhjetë të opozitës, ndërsa prej 4 vitesh PD është zhytur në një spirale debatesh dhe dhune jo vetëm verbale që i kanë shërbyer vetëm Edi Ramës.

Takimi i së mërkurës në Durrës është shkëndija e parë e një lëvizjeje që pritet të sjellë një ndryshim, ose së paku të ndezë një zjarr në errësirën e zymtë ku ndodhet PD që prej ngjarjes së shëmtuar të 8 janarit 2022. Vështirë të thuhet apo parashikohet si do të rrjedhin ngjarjet, por sfidat në një parti me një kalë race të lodhur dhe me gomerë që e ndjekin nga pas për të ngrënë tepricat e ushqimit të stallës së PD-së, janë së paku një zhvillim politik i ri në katundin tonë politik.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme