Politika 6 May 2026, 20:59 Nga VNA

Berisha thotë se 90% e mediave janë të kapura dhe pronarët investitorë strategjikë. Por përmend me emër vetëm Bolinon dhe Hysenbelliun

Ndaje në Whatsapp
Berisha thotë se 90% e mediave janë të kapura dhe pronarët

Gjatë një takimi në Njësinë 5 në Tiranë, Sali Berisha sulmoi ashpër mediat, duke pretenduar se “90 përqind e mediave kontrollohen nga qeveria” dhe se pronarët e tyre janë kthyer në “investitorë strategjikë” që përfitojnë favore dhe para publike.

Megjithatë, edhe pse foli për “mediat e kapura” në përgjithësi, Berisha përmendi me emër vetëm Carlo Bolinon dhe Irfan Hysenbelliun. Kjo është hera e dytë brenda një dite që kryetari i PD sulmon TV dhe dy nga pronarët e tyre.

Për Bolinon, kreu i PD-së tha se kishte përfituar 4500 metra katrorë tokë me 1 euro, duke e quajtur “hajdut me çizme”, ndërsa pretendoi se pronarët e mediave kanë marrë përfitime nga tenderat dhe projektet publike.

Berisha sulmoi edhe analistët në televizione, duke përmendur Idajet Beqirin, ndërsa akuzoi qeverinë se po përdor mediat për të krijuar “indiferencë” te qytetarët.

Në fund të deklaratës, ai tha se mbështet “lirinë e medias” dhe “pavarësinë e gazetarëve”, por paralajmëroi se do të vazhdojë përplasjen me atë që e quan “media e kapur” deri “në minutën e fundit të jetës” së tij.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme