Politika 5 March 2026, 13:28 Nga VNA

Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës më 12 mars: Qëllim, dorëheqja e Ramës

Ndaje në Whatsapp

Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës më 12

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën e 12 majit përpara Kuvendit. Në prononcimin për mediat jashtë Kuvendit, ai u shpreh se qëllimi i protestës do të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Duke qenë se protesta përkon në të njëjtën ditë me seancën plenare, Berisha nuk dha detaje nëse do të ketë protestë edhe nga deputetët opozitarë brenda Parlamentit.

“Shqiptarët të mblidhen me 12 mars për dorëheqjen e Edi Ramës, çdo protestë do të ketë këtë objektiv. Ftoj shqiptarët të vijojnë betejën tonë për largimin e tij, sepse është stina e përmbysjes së diktaturave dhe diktatorëve, por këtu në Shqipëri do ta kryejmë vetë. Ora do të caktohet”, tha ai.

Kryedemokrati gjithashtu tha se është është stina e përmbysjes së diktatorëve, por këtu në Shqipëri do ta kryejmë vet.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme