Politika 9 February 2026, 19:07 Nga VNA

Berisha thirrje për protestë kombëtare para Kryeministrisë: Nesër beteja për integrimin europian

Ndaje në Whatsapp
Berisha thirrje për protestë kombëtare para Kryeministrisë:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në foltoren e radhës së demokratëve, të zhvilluar përpara Kryeministrisë, ku theksoi se PD ka qenë dhe mbetet lokomotiva e proceseve të integrimit europian të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha kujtoi arritjet e qeverisjes së djathtë, duke përmendur firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, heqjen e vizave dhe marrjen e statusit të vendit kandidat. Sipas tij, programi i Partisë Demokratike ka si qëllim madhor integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, të cilin e cilësoi si “yllin polar” të politikës shqiptare, veçanërisht pas çlirimit të Kosovës.

Nga foltorja para Kryeministrisë, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen nesër, më 10 shkurt, në protestën e tretë kombëtare kundër qeverisë, të cilën ai e lidhi edhe me akuzat dhe skandalin që, sipas tij, përfshin zv.kryeministren Balluku.

Kryedemokrati përdori tone të ashpra ndaj qeverisë, duke deklaruar se opozita do të bëjë gjithçka për ta rrëzuar atë, ndërsa ftoi edhe forcat e rendit që do të jenë të angazhuara në mbarëvajtjen e protestës, të bashkohen me protestuesit “për të mirën e vendit dhe familjeve të tyre”.

“Nesër është ditë e madhe për shqiptarët, për Evropën dhe të ardhmen e tyre. Integrimi në BE është e ardhmja më e shkëlqyer e Shqipërisë, sepse do të thotë qytetarë më të lirë, më të sigurt dhe një vend më të zhvilluar. Ftoj shqiptarët të bashkohen dhe ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet në Bruksel dhe në mbarë Evropën”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD-së e cilësoi protestën e nesërme si një betejë vendimtare për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke paralajmëruar se, sipas tij, çdo tentativë për të bllokuar këtë rrugë përbën një rrezik të madh për të ardhmen e vendit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme