Politika 12 November 2025, 13:01 Nga VNA

Berisha: Të hënën nisim “Foltoren” para kryeministrisë

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Të hënën nisim “Foltoren” para
Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha, ka shpallur datën e “platformës para kryeministrisë” e cila do të jetë ditën e hënë të javës që vjen.

Protesta do të jetë në formën e Foltores, ku deputetët dhe qytetarët do të flasin para kryeministrisë. 

“Të hënën nisim ‘parlamentin’ para Kryeministrisë. Do te jenë deputetë dhe qytetarë. Do të nisim takimet dhe analizat, në çdo qelizë tonën. Deputetet do të jenë dhe në platformë. Në takimet e qytetarëve”, tha Berisha.

Sa i përketë protestës kombëtare, Berisha nuk dha një datë por tha se do të përcaktohet në momentin e duhur.

Në të njëjtën konferencë, ai kërkoi shkarkimin e ministres së Brendshme, Albana Koçiu, duke e akuzuar për “përfshirje indirekte në vrasjen e Gilmando Danit”.

“Ministrja Koçiu është e përfshirë dhe duhet të largohet menjëherë nga detyra,” tha Berisha, duke shtuar se protesta e së hënës do të shënojë fillimin e një serie veprimesh të reja opozitare jashtë Kuvendit.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme