Politika 4 February 2026, 19:56 Nga VNA

Berisha shpall “tradhtarë” demokratët që zhvillojnë biznesin e tyre gjatë qeverisjes së PS

Ndaje në Whatsapp

Berisha shpall “tradhtarë” demokratët që

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk kurseu akuzat ndaj demokratëve që marrin pjesë në takimet e ish-deputetit Ervin Salianji, duke i cilësuar si bashkëpunëtorë të kryeministrit Edi Rama. Gjatë një takimi me demokratët e degëve 1 dhe 3 në Tiranë, Berisha shënjestroi mjekun Besnik Brahimaj, i cili ishte një nga folësit në takimin e zhvilluar një ditë më parë nga Salianji në Fier.

Berisha e akuzoi Brahimajn për bashkëpunim me kryebashkiakun socialist të Fierit, Armando Subashi, duke theksuar se persona të tillë nuk përfaqësojnë vlerat e Partisë Demokratike dhe nuk do të kenë vend në këtë forcë politike.

“Mos keni kurrë keqardhje për ata të cilët bien në moralin e tyre dhe shkojnë në krahun tjetër. Doktorin e Fierit, e shoh unë atë në televizor. Fill mbrapa, më thonë po ky i ka dhënë ndërtesën KESH-it me Subashin e Fierit. Po mirë o doktor, KESH-it ia dhe, unë s’kam kundërshti, po shpirtin mos ia shit Subashit. Në qoftë se ti ke qëndruar 30 vite në PD dhe tani vjen na thua formulat e Subashit, ti je Subash, s’të lidh gjë më ty me demokracinë. Dhe ne në një mënyrë ose në një tjetër nga kjo kategori do të ndahemi. Ke biznes ta gëzosh, po kurrë këtë parti me biznesin tënd nuk mund ta mbash. Asnjë keqardhje për ata të cilët bëjnë sikur janë demokratë, dhe në fakt punojnë për Edi Ramën”, tha Berisha — i cili në fakt harron se biznese kanë shumica e anëtarëve të kryesisë së tij. Madje me biznese jeton edhe familja e tij.

Për Sali Berishën, Shkëlzen Berisha dhe Jamarbër Malltezi mund të bëjnë biznese dhe të ndërtojnë gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Por kur këtë e bëjnë demokratët që nuk mendojnë si ai, kjo konsiderohet “tradhti”.

Në fund, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen masivisht në protestën kombëtare të 10 shkurtit, duke theksuar se ajo do të jetë një moment kyç për t’i dhënë, sipas tij, goditjen që meriton regjimi.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme