Politika 29 December 2025, 19:08 Nga VNA

Berisha shpall sërish armik Altin Dumanin, në kulmin e presionit të SPAK mbi qeverinë Rama

Ndaje në Whatsapp
Berisha shpall sërish armik Altin Dumanin, në kulmin e presionit

Në ditët më të vështira për qeverinë Rama, në një moment kur hetimet e SPAK po prekin gjithnjë e më shumë struktura dhe figura kyçe të pushtetit, kryetari i opozitës Sali Berisha ka zgjedhur sërish të drejtojë sulmin e tij ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Nga foltorja e së hënës, përpara Kryeministrisë, dhe përpara një grushti mbështetësish, Berisha e shpalli publikisht Dumanin si përgjegjës për manipulimin dhe fshehjen e dosjes së AKSHI-t.

“A e dini se çfarë ka ndodhur? Altin Troplini ka përcjellë dosjen e tij tek Prokuroria e Tiranës. Pavarësisht se ishte një akt makabër, një krim, një rrëmbim nga katër persona. E ndjekur trajektorja deri tek tuneli i Qafë-Krrabës, edhe më tutje. Prokuroria e Tiranës bëri atë që i thanë. Firmosi mosfillimin e hetimeve për personin.

Shikoni ku jetojmë dhe ai nuk figuron në dosje fare, sepse ai dinte gjithçka, më shumë se Gerondi. Ai ishte nëndrejtor i AKSHI-t dhe kishte të memorizuara të gjitha abuzimet nga qindra milionë euro, nga familja më e afizuar e Ballkanit, ndoshta e Europës, nga familja Rama”, deklaroi Berisha.

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, personi i përmendur nuk është përfshirë në dosje, pavarësisht rolit dhe dijenisë që, sipas tij, kishte mbi abuzimet financiare të institucionit.

Në të njëjtën dalje publike, Berisha përshëndeti edhe protestën e qytetarëve të Vlorës, të cilët prej disa ditësh janë përballur me mungesën e ujit të pijshëm, duke e cilësuar reagimin e tyre si të drejtë dhe të arsyeshëm.

Në fund të fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike njoftoi mbylljen e protestave për këtë vit, duke deklaruar se ato do të rinisin në vitin e ardhshëm, pa përcaktuar një datë konkrete.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme