Politika 25 January 2026, 13:41 Nga VNA

Berisha shpall fundin e Ramës, por pa protesta vendimtare, pa zgjedhje të parakohshme dhe pa rrezik real për pushtetin

Ndaje në Whatsapp
Berisha shpall fundin e Ramës, por pa protesta vendimtare, pa zgjedhje

Sali Berisha vijon të sigurojë shqiptarët se Edi Rama ndodhet në “kilometrin e fundit” të qeverisjes, se ky është kryeministri i fundit i këtij mandati dhe se fundi i pushtetit të tij është i pashmangshëm. Një narrativë e njohur, e përsëritur prej vitesh — edhe pse në horizont nuk duket as dorëheqje e Ramës, as zgjedhje të parakohshme, as ndonjë krizë reale pushteti.

Pas konferencës ku dënoi dhunën policore ndaj protestuesve para Kryeministrisë dhe Kuvendit, kreu i PD-së deklaroi se revolta qytetare nuk do të ndalet deri në largimin e “regjimit të falangave të Ramës”, duke e paraqitur protestën si përgjigje ndaj skandaleve që përfshijnë Ballukun, AKSHI-n dhe rrethin e kryeministrit.

Berisha paralajmëroi se protesta e radhës do të jetë edhe më masive, duke e cilësuar situatën si “hapi i fundit para finishit të fitores përfundimtare”. Një finish që, të paktën deri tani, vazhdon të shtyhet nga një protestë në tjetrën, pa prodhuar trysni të mjaftueshme për të rrezikuar realisht pushtetin e Ramës.

Ai përgëzoi pjesëmarrësit në tubim, duke i quajtur “luftëtarë të lirisë”, dhe veçoi pjesëmarrjen e të rinjve si elementin më domethënës të protestës. Sipas tij, prania e rinisë ka trembur Ramën, i cili — sipas Berishës — i ka fyer protestuesit e rinj dhe i ka etiketuar si të paguar.

“Nuk është protestë për një person apo për një parti, por protestë e ndërgjegjes qytetare,” deklaroi Berisha, duke përsëritur se vetëm protestat do të vazhdojnë, e se mobilizimi do të rritet.

Ai renditi edhe një herë listën e aferave të mëdha — djegësi i Tiranës, tuneli i Llogarasë, aeroporti i Vlorës, AKSHI — duke argumentuar se paratë e shpërdoruara nuk janë vetëm të opozitarëve, por të fëmijëve të gjithë shqiptarëve.

Megjithatë, ndërsa “kilometri i fundit” shpallet gjithnjë e më shpesh, realiteti politik mbetet i njëjtë: Rama nuk ka dhënë asnjë sinjal tërheqjeje, zgjedhjet e parakohshme nuk duken askund, dhe protestat — sado të zhurmshme — ende nuk kanë marrë përmasat apo ritmin që të kërcënojnë seriozisht pushtetin e tij.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme