Politika 28 February 2026, 13:29 Nga VNA

Berisha shpall fitoren: Rama s’ka ikur ende, por është çështje kohe

Ndaje në Whatsapp

Berisha shpall fitoren: Rama s’ka ikur ende, por është

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se opozita e ka fituar betejën politike me qeverinë, duke shtuar se tashmë mbetet vetëm largimi i Edi Rama.

Sipas Berishës, protesta dhe “kryengritja paqësore” e opozitës ka tronditur në themele regjimin dhe ka pasur jehonë të fortë në Europë dhe në botë. Ai tha se opozita ka mbrojtur dinjitetin e vendit dhe ka përmbushur misionin e saj për “shpëtimin e Shqipërisë”.

Berisha u shpreh se revolta qytetare e ka vendosur Ramën “me shpatulla pas muri”, duke e akuzuar atë për përpjekje për të ndryshuar ligjet me qëllim mbrojtjen e vetes dhe bashkëpunëtorëve të tij nga ndëshkimi ligjor.

Sipas tij, këto lëvizje shënojnë “agoninë politike” të kryeministrit dhe tregojnë se opozita ndodhet në “kilometrin e fundit” të betejës së saj. Megjithatë, Berisha theksoi se lufta nuk ka përfunduar ende dhe se fitorja përfundimtare do të vijë vetëm përmes një kryengritjeje të qëndrueshme qytetare.

“Ne e kemi vënë përpara regjimin, por lufta fitohet me vazhdimësinë e kësaj kryengritjeje”, u shpreh ai, duke shtuar se shqiptarët janë sot më të gatshëm se kurrë për t’u ndarë me këtë qeveri.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme