Politika 11 December 2025, 20:26 Nga VNA

Berisha shfrytëzon 35-vjetorin e PD për t’u “hakmarrë” ndaj Yuri Kim dhe për të rikujtuar figurat historike të partisë

Ndaje në Whatsapp

Berisha shfrytëzon 35-vjetorin e PD për t’u

Rama dhe Soros shpallën non grata Sali Berishën dhe përdorën prokurorinë politike. Ai që mori vendimin sot është shpallur non grata në vendin e tij si një nga mashtruesit më të mëdhenj të planetit. Na treguan barin por sot narko shteti po shkërmoqet. Mbështetja nga Soros po bie me shpejtësi.

Sali Berisha ka shfrytëzuar 35 vjetorin e themelit të PD për t’u hakmarrë ndaj ish-ambasadores Yuri Kim pikërisht nga oborri i PD, nga ku Kim paralajmëroi demokratët se do të “hanë bar” nëse do të vazhdojnë me non gratën. Në fakt bar askush nuk ha praktikisht, por pushteti duket ende vite dritë larg për PD, ndërsa festimet për 35 vjetorin ishin më të vakëta se kurrë ndonjëherë.

Në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, lideri historik i saj, Sali Berisha, nderoi themeluesit dhe kontribuuesit e PD ndër vite.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Berisha u shpreh se kujtimet, veprat dhe trashëgimia e tyre mbeten krenaria e demokratëve.

Teksa përmendi disa prej figurave kryesore të PD, edhe të atyre që sot nuk janë më, por që me kontributin e tyre hodhën themelet e demokracisë në Shqipëri, Berisha u ndal veçanërisht te figura e ish-kryetarit të parlamentit, Pjetër Arbnori, të cilin e konsideroi si Mandelën e Evropës.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme