Politika 22 January 2026, 11:13 Nga VNA

Berisha: Sazanin ia kam ofruar edhe unë Berlusconit, Rama po bën politikë me Kushner

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Sazanin ia kam ofruar edhe unë Berlusconit, Rama po bën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar investimet amerikane në Jug të vendit nga kompania e Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për përdorim politik të kësaj marrëveshjeje.

Duke folur jashtë Parlamentit, Berisha deklaroi se Rama ka tentuar të ushtrojë influencë politike përmes investimeve, por sipas tij kjo përpjekje ka dështuar.

Ai u shpreh se edhe qeveria e tij e ka ofruar më herët ishullin e Sazanit për investime, përfshirë një ofertë drejtuar ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, e cila ishte pranuar, por nuk u realizua për shkak të krizës financiare.

“Sazanin edhe qeveria ime e ka ofruar. E ka ofruar edhe Fatos Nano para meje. Berlusconi e pranoi, por ra kriza financiare dhe nuk u realizua,” tha Berisha.

Sipas tij, Rama nuk e ka firmosur marrëveshjen për Sazanin para zgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA-së, siç ishte parashikuar.

“Sa i përket Zvernecit, është një çështje private me pronarët. Nuk do të jepet tokë publike. Sa i takon Sazanit, ne i mbështesim investimet amerikane, por Rama e bëri këtë për influencë politike dhe dështoi. Po të mos dështonte, nuk do të detyrohej të bënte atë që unë e quaj ‘gazin e dheut’ me presidentin amerikan,” u shpreh Berisha.

Ai shtoi se nuk ka kundërshtim ndaj realizimit të investimeve nëse ato ecin përpara, por akuzoi kryeministrin për mashtrim dhe keqmenaxhim të procesit.

“Nëse marrëveshja ishte që të firmosej para zgjedhjes së Trump, Rama mashtroi dhe nuk e firmosi para zgjedhjeve,” deklaroi kreu i opozitës.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme