Politika 5 November 2025, 13:08 Nga VNA

Berisha: Rama përgatiti terrenin për të vjedhur në tunelin e Llogarasë

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Rama përgatiti terrenin për të vjedhur në tunelin e
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për mediat, ka komentuar hetimet për tunelin e Llogarasë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për përfshirje në një aferë korruptive me këtë projekt.

“Kishte bërë gati Rama të vidhte, ndaj nxori këtë skemë,” deklaroi Berisha, duke shtuar se kryeministri dhe ministrja Belinda Balluku kanë bashkëpunuar ngushtë në këtë aferë.

Sipas tij, përgjegjësia për këtë projekt bie mbi Ramën, ndërsa Balluku është thjesht një zbatues i urdhrave të tij.

“Përgjegjësi numër një është Edi Rama. Në atë aferë të vendosur në Ankara, nuk mund të vendoste kurrë Luli Balluku. Lubia është masha e tij, instrumenti i tij, por do të mashtronim shqiptarët nëse do njihnim për përgjegjëse të parë Lubinë dhe jo Edi Ramën,” u shpreh Berisha.

Ndryshe nga herët e tjera, kreu i opozitës shmangu kritikat ndaj SPAK dhe për herë të rrallë vlerësoi punën e prokurorëve për hetimin e kësaj çështjeje.

“Prokurori, për mendimin tim, e ka bërë punën e tij. Por ky i kërcënon, i zhduk, i thotë e ke personale me mua. Por prokurori i nxori lakuriq, të zinj siç janë, në rrafshin politik,” tha ai.

Berisha u dha edhe një mesazh mbështetësve të PD-së, duke i ftuar të përgatiten për protesta, ndonëse ende nuk është përcaktuar një datë për to.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme