Politika 9 February 2026, 13:44 Nga VNA

Berisha: Rama kërcënon prokurorinë dhe gjykatën, do të mbrojë deri në fund Ballukun

Ndaje në Whatsapp

Berisha: Rama kërcënon prokurorinë dhe gjykatën, do të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi si kërcënim ndaj SPAK dhe GJKKO postimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.

Në deklaratën për mediat, Berisha u shpreh se mungesa e emergjencës në trajtimin e çështjes së imunitetit dhe hapësira për ndryshime në legjislacion tregojnë se Rama synon ta mbrojë Ballukun deri në fund.

“Sot Rama kërcënoi prokurorinë dhe gjykatën dhe u zotua se do të mbrojë deri në pikën e fundit veten dhe Ballukun. Ai është thirrur sot në Bruksel, sipas mediave. Ju e shihni, ai shkon në Bruksel me fustanin e Lubi Ballukut. Në kuptimin që shkon si avokat i turpshëm i saj dhe gjithçka e ka prej saj. Në Bruksel dhe në mbarë kryeqytetet është kuptuar se çfarë përfaqëson, çfarë kalbësire përfaqëson Rama”, tha Berisha.

Megjithëse kryedemokrati kritikon kryeministrin për sulme ndaj gjykatave, në këtë pikë nuk kanë shumë ndryshim me njëri tjetrin, sepse të njëjtën gjë bën dhe Berisha sa herë vendimet nuk përputhen me interesat e tij.

Ai nuk kurseu kritikat ndaj Gjykatës Kushtetuese për vendimin e Ballukut, pasi sipas tij, gjyqtarët që votuan 4 me 4 kanë marrë vendimin nën diktatin e Edi Ramës.

“Nuk mund të ndodhte ai vendim 4 me 4. Pavarësisht se pezullimi mbeti në fuqi, ai nuk duhej të mbetej për votat e katër gjyqtarëve, por me votat e të gjithëve. Ky është edhe një dëshmi tjetër e paralizës së Gjykatës Kushtetuese nga ekzekutivi”, u shpreh Berisha.

Megjithatë, kreu i PD nuk guxoi të përmendë emrat e gjyqtarëve që, sipas tij, janë nën diktatin e Ramës.

Njëjtë siç nguroi të përmend emrat e biznesmenëve që po përplasen me banorët e Rrjollit në Velipojë, të cilët pretenodojnë se po u grabiten pronat. Berisha shpjegoi se arsyeja pse PD nuk ka shkuar për t’i mbështetur në protestën e tyre është për të verifikuar nëse pretendimet bazohen në dokumentacion zyrtar.

“Padiskutim, kur problemet bazohen në dokumente të sakta dhe zyrtare, unë nuk i diskutoj. Apriori nuk hedh poshtë asnjë pretendim të protestuesve, ndaj edhe po e ndjekim çështjen. Por gjithçka duhet të bazohet mbi dokumente”, tha ai.

Sali Berisha u pyet gjithashtu edhe për rritjen e çmimit të biletës së urbanit për linjën e Kamzës, e cila u miratua edhe me votat e Partisë Demokratike. Ndonëse kanë kaluar pothuajse tre muaj, Berisha deklaroi se ende nuk është informuar për këtë rast. Sipas tij, vetëm pasi të njihet me detajet, do të shohë se çfarë mund të bëhet.

Lexo gjithashtu

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme