Politika 9 February 2026, 17:03 Nga VNA

Berisha protestuesve të Rrjollit: Ju mbështesim, por vetëm nëse keni dokumente të sakta

Ndaje në Whatsapp

Berisha protestuesve të Rrjollit: Ju mbështesim, por vetëm

Sali Berisha u pyet në konferencën e sotme se pse PD nuk ka mbështetur protestën e banorëve të Baks-Rrjollit në Velipojë, të cilët akuzojnë biznesmenin Bashkim Ulaj se po u grabit tokat për ndërtimin e një resorti turistik me ndihmën e institucioneve vendore.

Ndryshe nga herët e tjera, kur mbështet me forcë protestat e qytetarëve që nuk thirren prej tij, kreu i PD-së u tregua i kujdesshëm dhe dha një përgjigje më shumë zyrtare, duke thënë se e mbështet protestën e tyre, por vetëm me kushtin që pretendimet të bazohen në dokumente zyrtare.

“Natyrisht, ne e mbështesim protestën pa diskutim, kur problemet janë gjithçka të bazuara mbi dokumente të sakta, zyrtare, të vërteta, çka unë nuk i diskutoj. Apriori nuk hedh poshtë asnjë pretendim të atyre protestuesve, ndaj dhe ne po shohim, po e ndjekim. A duhet të bazohet mbi dokumente? Duhet. Sepse nuk kam asnjë lloj dijenie nëse është blerë apo nuk është blerë. Ne po e ndjekim këtë zhvillim”, u shpreh kryedemokrati.

Ndoshta është rastësi, por përgjigjja e Berishës është në linjë me reagimet publike të kompanisë, e cila thekson se projekti është i bazuar në dokumente.

Megjithatë, qëndrimi i kryedemokratit për protestën në fjalë nxjerr në pah “sikletin” që ai ka kur bëhet fjalë për emra biznesmenësh që kurrë nuk i përmend.

Meqë kreu i PD-së shprehet se mbështetja për ta do të vijojë vetëm nëse pretendimet e banorëve janë të bazuara në dokumente, lind pyetja pse asnjë përfaqësues demokrat nuk ka shkuar t’i verifikojë këto “pikëpyetje”, ndërkohë që banorët kanë gjashtë ditë që protestojnë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme