Politika 9 October 2025, 15:32 Nga VNA

Berisha përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit

Ndaje në Whatsapp
Berisha përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Mbrojtën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve vendore në Tiranë, duke e cilësuar atë si një akt në mbrojtje të rendit kushtetues.

“Mbrojtën Kushtetutën nga armiqtë e saj, nga horrat e shtetit,” deklaroi Berisha në një prononcim për mediat. Ai shtoi se kishte paralajmëruar paraprakisht “skenarin e Edi Ramës për të anashkaluar Gjykatën Kushtetuese me pretendimin banal se Këshilli i Ministrave ishte noter i Këshillit Bashkiak”.

Sipas Berishës, me këtë vendim, gjyqtarët i kanë bërë një shërbim vendit dhe rendit kushtetues, duke “i vënë vulën e turpit Edi Ramës, presidentit të tij kukull dhe të gjithë atyre që u përfshinë në këtë akt antikushtetues”.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme