Politika 3 January 2026, 12:56 Nga VNA

Berisha përshëndet rrëzimin e Maduros nga SHBA, e shpall “lajm të mirë edhe për shqiptarët”, por mbetet vetë non grata nga administrata amerikane

Ndaje në Whatsapp
Berisha përshëndet rrëzimin e Maduros nga SHBA, e shpall

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet në Shtetet e Bashkuara dhe Venezuelë, duke përshëndetur hapur vendimin e administratës amerikane për rrëzimin dhe arrestimin e presidentit venezuelian Nicolas Maduro. Në një deklaratë publike, Berisha tha se forcat ushtarake amerikane dhe qeveria e SHBA-së morën vendimin për largimin e “diktatorit të Venezuelës” dhe evakuimin e tij jashtë vendit, me qëllim që t’i nënshtrohet drejtësisë.

Sipas Berishës, largimi i Maduros nga pushteti është “një lajm i mirë për të gjithë njerëzit e lirë në botë” dhe veçanërisht për popullin venezuelian, i cili, sipas tij, ka vuajtur për vite me radhë nën një regjim të lidhur me drogën dhe manipulimin e zgjedhjeve. Ai shtoi se ky zhvillim është një lajm i mirë edhe për shqiptarët, duke e përdorur situatën në Karakas si paralelizëm me realitetin politik në Shqipëri.

Berisha e krahasoi kryeministrin Edi Rama me Maduron, duke e cilësuar si “klonin e tij” dhe duke rikthyer termin “Ramaduro”, të cilin, sipas tij, e kanë përdorur edhe media ndërkombëtare. Ai deklaroi se zhvillimet në Venezuelë janë një inkurajim i madh për opozitën shqiptare që të bëjë detyrën e saj politike dhe të punojë për largimin nga pushteti të një qeverisjeje që, sipas tij, qëndron mbi votën e grabitur, lidhjet me krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Në të njëjtën kohë, Berisha paralajmëroi thirrjen e një tryeze të përbashkët me forcat e tjera politike dhe përfaqësues të shoqërisë civile, duke folur për nevojën e një bashkimi të gjerë opozitar dhe për krijimin e një qeverie teknike si zgjidhje për krizën politike në vend.

Por kjo retorikë e mbështetjes ndaj veprimeve të SHBA-së dhe thirrjet për demokraci shoqërohen me një kontradiktë të fortë politike. Vetë Sali Berisha vijon të jetë i shpallur “non grata” nga administrata amerikane, një status që nuk ka ndryshuar pavarësisht përpjekjeve të tij të vazhdueshme për lobim në Uashington. Sipas të dhënave publike, përfshirë kontrata lobimi dhe pagesa që kapin shifra disa milionë euro, Berisha ka tentuar të ndikojë administratën e Donald Trump për heqjen e këtij statusi, por pa sukses.

Në këtë kuadër, ndërsa Berisha përshëndet goditjen amerikane ndaj një regjimi autoritar në Amerikën Latine dhe e përdor atë si model për Shqipërinë, ai vetë mbetet i sanksionuar nga po ajo administratë amerikane që thërret në emër të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Kjo kontradiktë, e kombinuar me përjashtimin e Ervin Salianjit nga kryesia e Partisë Demokratike vetëm pak ditë më parë, hedh pikëpyetje mbi sinqeritetin e thirrjeve për bashkim, gjithëpërfshirje dhe standarde demokratike brenda vetë opozitës.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme