Politika 2 March 2026, 13:26 Nga VNA

Berisha përsërit akuzat ndaj Prodës: Bashkëpunëtor i bandave. E largoi Rama se nuk mbrojti vilën e Enver Hoxhës

Ndaje në Whatsapp

Berisha përsërit akuzat ndaj Prodës: Bashkëpunëtor i

Ish-kryeministri Sali Berisha ripërsëriti akuzat ndaj Ilir Prodës, për lidhje me grupe kriminale, por tha se u shkarkua për shkak se nuk mbrojti vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, vilë të cilën Edi Rama e ka adhurim.

“Ai u largua i shënjuar nga ne, si një armik i ligjit, si bashkëpunëtor i bandave. Por druaj se ai u largua për shkak se nuk ka mbrojtur vilën e Enver Hoxhës”, tha Berisha.

Ai reagoi ashpër pas komandimit të Sokol Bizhgës në krye të Policisë së Shtetit, deri në emërimin e pasuesit të Prodës.

“Një armik i egër i ligjit, një tradhtar bashkëluftëtarit të tij, i kolegut të tij, që e dogjën të gjallë në makinë kriminelët, Gjergj Mehmetin dhe ky ja mbathi. Dhe del e thotë se kalova nëpër kodra e male. Ky është një tradhtar, që meriton të dënohet për tradhti të lartë ndaj kolegut, të paktën 30 vite dhe prandaj e vuri Edi Rama. Hoqi këtë prodën se nuk mbrojti Vuilën e Emnverit dhe vuri këtë kundër opozitës. Por ta dinë mirë, se opozita e ka të dënuar atë”, përfundoi Berisha.

Gjatë sulmit më molotovë mbi vilën e ish-diktatorit në zonën e ish-bllokut,  ndodheshin shtatë shtetas francezë. Pas këtij incidenti që solli reagimin e ndërkombëtarëve, Edi Rama shkarkoi kryepolicin Proda.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme