Politika 19 November 2025, 12:40 Nga VNA

Berisha përplaset me gazetaren Lala pas daljes nga SPAK, mohon të shtënat nga brenda Kryeministrisë

Ndaje në Whatsapp

Berisha përplaset me gazetaren Lala pas daljes nga SPAK, mohon të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet për dy orë në SPAK lidhur me ngjarjet e “21 Janarit”. Pas daljes nga Prokuroria, ai u përplas me gazetaren Klodiana Lala mbi të shtënat ndaj protestuesve nga brenda godinës së Kryeministrisë.

Lala e pyeti Berishën se kush kishte dhënë urdhër për të qëlluar ndaj qytetarëve të pafajshëm, ndërsa kreu i PD mohoi kategorikisht çdo të shtënë nga brenda. Duket se pyetja e gazetares nuk i përlqeu Berishës, ndërsa e akuzoi se po dezinformonte. Ndonëse pamjet për atë ngjarje janë publikuar në të gjitha mediat.

Debati i plotë:

Klodiana Lala: Zoti Berisha, disa nga gazetarët që janë këtu të pranishëm kanë qenë të pranishëm edhe në 2011-ën kur ndodhi ngjarja. Demonstrata ishte e dhunshme,por nga ana tjetër nga brenda godinës së kryeministrisë u vranë katër qytetarë të pafajshëm. A mund të na thoni zoti Berisha kush e dha urdhrin të qëllohej ndaj qytetarëve teksa protestonin.

Sali Berisha: absolutisht gënjeshtër me bisht kjo që thua. Jo nga brenda.

Klodiana Lala: Nga ku?

Sali Berisha: Jo nga brenda. Të shtënat janë që të gjitha... merri meqenëse i referohesh mediave, merr filmimet. Ushtarët e gardës kanë qëlluar. Jo nga brenda

Klodiana Lala: Nga godina e kryemnistrisë.

Sali Berisha: Jo nga brenda.

Klodiana Lala: Nga godina e kryeministrisë.

Sali Berisha: The nga brenda, korrigjo këtë njëherë, the nga brenda.

Klodiana Lala: Cili është korrigjimi?

Sali Berisha: Korrigjimi është tjetër

Klodiana Lala: Nga dritarja e godinës së kryeministrisë, gardisti ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë.

Sali Berisha: a po kërkon korrigjimin, ta them unë ty. The një gënjehstër Klodiana Lala: Nuk është gënjeshtër zoti Berisha, është fakt i transmetuar publikisht.

Sali Berisha: Nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë. Është qëlluar nga vendrojet e gardës

Klodiana Lala: Është qëlluar mbi protestuesit.

Sali Berisha: Ta them unë ty... tani shiko, tani po bën punën e tyre ti apo tënden

Klodiana Lala: Bëj punën e gazetarit.

Sali Berisha: Një herë në radhë të parë të jeni korrekt, jo të dezinformoni. Është qëlluar nga vendrojet e gardës.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme