Politika 29 November 2025, 13:02 Nga VNA

Berisha përpiqet të kontrollojë narrativën, ndërsa rritet frika nga një rebelim i mundshëm në PD

Ndaje në Whatsapp
Berisha përpiqet të kontrollojë narrativën, ndërsa

Sali Berisha dhe grupimi më i ri që nuk e sheh më si alternativë drejtimin e tij të PD-së vijojnë të shkëmbejnë në distancë akuza, replika dhe paralajmërime për ristrukturimin e partisë. Teksa Berisha këmbëngul se PD “i ka dyert e hapura për çdo alternativë”, Ilir Alimehmeti — në një intervistë për Euronews — jep një përgjigje të ftohtë, të drejtpërdrejtë dhe të artikuluar qartë:

“Pas një katastrofe si 11 maji, duhet t’u flasësh njerëzve. Edhe pse nuk jam në kryesi, kam detyrë të përfaqësoj zërin e tyre. Ky është zëri i tyre. Nuk mund të shkojmë në një qëndrim të shurdhër ndaj kërkesave të bazës demokratike dhe qytetarëve.”

Ai thekson se kauzat e tubimeve janë të drejta, por organizimi dhe përfaqësimi në PD “çalojnë me të dyja këmbët”.Në të njëjtën intervistë, ai sqaron se takimi me demokratët ku mori pjesë nuk ishte as fraksion, as tentativë për parti të re, por një forum diskutimi për të dëgjuar bazën dhe për të mos i lënë demokratët në qorrsokak.

Berisha, ndërkohë, nuk priti gjatë për të marrë fjalën. Si kundërpërgjigje ndaj lëvizjes së paralajmëruar nga Salianji, Alimehmeti dhe të tjerë të votuar në primare, ai shpalli:

“Këtë javë fillojmë foltoret jashtë Tiranë dhe do të vazhdojmë në të gjithë vendin.”

Kjo përpjekje për të zotëruar narrativen qartas shënon frikën që kryetari demokrat ka për ndonjë rebelim të mundshëm në selinë që ai e ka zotëruar me forcë dhe hera-herës dhe me dhunë këto 34 vjet. Lëvizja e fundit nuk është as e paparë dhe as e padëgjuar në Partinë Demokratike. Risa e vetme është se ajo i gjen demokratët më të telendisur se kurrë sikundër në këtë gjendje dhe në situatën ku ndodhet qeveria e Edi Ramës, Partia Demokratike dhe Sali Berisha janë shndërruar në patericën e domosdoshme të narko-regjimit — siç i pëlqen kryetarit demokrat ta quajë qeverinë e PS.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme