Politika 22 October 2025, 13:10 Nga VNA

Berisha përgëzon dy ish-ministrat e Ramës: Ahmetaj dhe Gjiknuri refuzuan të firmosnin për aeroportin e Vlorës. Aksionet e kompanisë turke janë molla e sherrit

Ndaje në Whatsapp
Berisha përgëzon dy ish-ministrat e Ramës: Ahmetaj dhe Gjiknuri

Sali Berisha deklaroi se ish-ministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri kanë refuzuar të firmosin për projektin e aeroportit të Vlorës, pas kërkesës së kompanisë pretenduese që kërkonte 120 milionë euro kompensim në rast se numri i pasagjerëve do të ishte më i ulët se parashikimet. Sipas tij, ky qëndrim tregon se ata kanë qenë më të kujdesshëm ndaj një kontrate me risk të lartë për shtetin.

Berisha theksoi se ndërtimi i aeroportit të Vlorës “nuk ka asnjë sens” në një qytet me numër të vogël banorësh dhe me kushte të vështira operative. Ai e cilësoi këtë projekt si “shtyllën e zezë të korrupsionit” dhe shtoi se përgjegjësia nuk qëndron tek biznesmenët Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi, por tek Edi Rama, Belinda Balluku dhe Taulant Balla.

Sipas Berishës, Pacolli dhe Ademi “nuk kanë asnjë faj” në këtë aferë, ndërsa përgjegjësitë duhet të kërkohen tek drejtuesit politikë që kanë shtyrë përpara projektin.

Kreu i PD, gjithashtu tha se koncensioni duhej të ishte anuluar që në momentin që kompania turke u largua. Sipas tij, turqit ishin ata që i jepnin garancinë e ndërtimit të aeroportit pasi kishte eksperiencën dhe pas largimit të tyre, në vend që të anulohej kontrata Balluku ia kaloi aksionet Mabco Constraction në shkelje të ligjit.

“Kompania turke e cila është kompani me ekspertizën në ndërtimin e aeroporteve, pa praninë e të cilave aeroporti nuk fillonte ndërtimin, nuk ndërtohej dhe në menaxhimin e aeroporteve. Pra, firmos kalimin e aksioneve nga kjo kompani tek Mabco Constraction. Që në këtë moment tenderi rrëzohet. Kompania turke me ekspertizë mbi të cilën u bazua tenderi, u thotë bmirupafshim dhe Balluku, sikur ta kishte pronën në oborrin e vet, firmos duke ia kaluar aksionet Pacollit”, tha ai.

Berisha më tej tha se aksionet e kompanisë turke që i kanë kaluar Pacollit, janë molla e sherrit pasi sipas tij janë të Edi Ramës dhe të Belind Ballkukut.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme