Politika 27 March 2026, 13:39 Nga VNA

Berisha për protestën e radhës: U vonuam për datën, por ende nuk kemi një të tillë

Ndaje në Whatsapp

Berisha për protestën e radhës: U vonuam për datën, por

Kreu i PD, Sali Berisha, nuk dha asnjë datë për protestën e radhës që do të mbajë opozita. Ai u kërkoi ndjesë qytetarëve për vonesën, ndërsa paralajmëroi sërish se “shumë shpejt” do të njoftojë datën e protestës së “fuqishme”.

“Ndjesë shumë që u vonuam për të njoftuar datën, do e bëjmë të ditur në momentin më të parë. Protesta dhe vetëm protesta është reagimi i opozitës”, tha Berisha.

Vlen theksohet se me këtë ritëm protestash, opozita duket se po i afrohet ngadalë, por me siguri, zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Deri atëherë, opozitarëve u mbetet të presin jo vetëm protestën, por edhe datën e saj.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme