Politika 6 February 2026, 13:12 Nga VNA

Berisha kundër ndërhyrjeve në sistemin e drejtësisë: PD nuk bëhet pjesë

Ndaje në Whatsapp

Berisha kundër ndërhyrjeve në sistemin e drejtësisë: PD

“Partia Demokratike nuk bëhet pjesë në mënyrë absolute në asnjë ndërhyrje”, kështu u shpreh Sali Berisha, kur u pyet nëse PD do të bëhej pjesë e një iniciative të mazhorancës për ndryshime në sistemin e drejtësisë.

Përgjigjja e kreut të PD vjen një ditë pasi kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ua bëri të qartë prokurorëve dhe gjyqtarëve mesazhin se, nëse nuk ngrihen në nivelin e “drejtësisë cilësore”, mazhoranca do të ndërhyjë.

Në deklaratën e sotme për mediat, Berisha tha se gjyqtarët kanë të drejtë të pretendojnë një piramidë pagash në frymën e Kushtetutës dhe ligjeve.

Megjithatë, kryedemokrati i qëndron mendimit se një grup prokurorësh janë superpaguar nga kryeministri Edi Rama, që sipas tij të sulmojnë opozitën. Berisha i quajti ata “mercenarë të superpaguar” në një nga vendet me pagat më të ulëta, siç është Shqipëria.

Ai gjithashtu tha se Rama po sakrifikon integrimin e vendit për të mbrojtur veten. Sipas tij, BE po diskuton të zhbëjë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE për shkak të qëndrimeve antikushtetuese që kryeministri po mban me Ballukun dhe dosjen e AKSHI-t.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme