Politika 1 December 2025, 13:45 Nga VNA

Berisha pas takimit të Salianjit dhe Alimehmetit: “Një kafe është e lirë, demokratët janë të çmuar për PD-në”

Ndaje në Whatsapp

Berisha pas takimit të Salianjit dhe Alimehmetit: “Një kafe

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar se ka pasur takime me disa prej demokratëve, përfshirë dhe ata që para disa ditësh konsumuan një kafe në grup — takim që u komentua gjerësisht si një lëvizje e re brenda PD-së.

Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se demokratët janë të lirë në vendime dhe veprime.

"Kam pritur dhe pres persona që më kërkojnë takim ose persona që i thërras për arsye pune. Kjo parti ka forumet e veta dhe ka forume demokratike. Në të cilat çdo anëtar dhe drejtues është i ftuar që të japë çdo mendim. Një kafe absolutisht është e lirë. Ata kanë ardhur, kam biseduar. Këta personazhe janë vlerë e çmuar e PD-së.”, tha ai.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme