Politika 3 November 2025, 10:56 Nga VNA

Berisha pas daljes nga SPAK: Nuk ka pasur asnjë urdhër për të qëlluar në 21 Janar, Garda veproi sipas ligjit të socialistëve

Ndaje në Whatsapp
Berisha pas daljes nga SPAK: Nuk ka pasur asnjë urdhër për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat pas daljes nga SPAK, ku është pyetur nëse ka marrë një fletëthirrje në lidhje me çështjen e 21 janarit.

Berisha deklaroi se hetimi i plotë i ngjarjes është në interesin e tij dhe të PD-së, duke e cilësuar demonstratën e 21 janarit 2011 si “më të dhunshmen, me axhendë politike për përmbysjen e pushtetit”.

“Zbardhja e kësaj çështjeje është në interesin më të madh të Sali Berishës dhe PD-së. Nuk ka pasur asnjë urdhër nga askush dhe nuk do e gjejnë kurrë, sepse nuk ka ekzistuar. Garda ka vepruar sipas ligjit të miratuar nga mazhoranca socialiste, para se ne të vinim në pushtet,” tha Berisha.

Ai shtoi se është i gatshëm të paraqitet për çdo fletëthirrje që mund t’i bëhet nga drejtësia:

“Unë paraqitem në çdo rast. Kam konceptet e mia për shtetin dhe i kam vërtetuar ato,” përfundoi Berisha.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme