Politika 5 January 2026, 10:39 Nga VNA

Berisha paraqitet në SPAK, sulmon Dumanin dhe flet për qëndrimin e PD ndaj drejtuesit të ri

Ndaje në Whatsapp
Berisha paraqitet në SPAK, sulmon Dumanin dhe flet për qëndrimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka nisur vitin 2026 me një tjetër sulm verbal ndaj drejtësisë, duke iu rikthyer akuzave ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Nga ambientet e SPAK, Berisha lexoi publikisht mesazhin që la aty, ndërsa përsëriti akuzat e tij të mëparshme, duke deklaruar se veprimet e Altin Dumanit, sipas tij, “nuk do të mbeten pa ndëshkimin e merituar ligjor”. Deklarata u parapri nga një urim formal për Vitin e Ri 2026, por vijoi me një ton të ashpër kritik ndaj drejtësisë dhe figurave që ai i konsideron si kundërshtare të pluralizmit politik.

“Në këtë vit të ri, u uroj një vit me më të mirat për ata dhe më të dashurit e tyre”, deklaroi Berisha, përpara se të lexonte shënimin e lënë në ambientet e SPAK.

Në mesazhin e tij, kreu i PD përdori sërish gjuhë fyese dhe etiketime personale ndaj ish-drejtuesit të SPAK, duke e cilësuar atë “armik të pluralizmit politik” dhe “avokat të McGonigalit”. Berisha shtoi se ndaj tij do të ketë, sipas tij, ndëshkim ligjor në të ardhmen, pa dhënë detaje konkrete se në çfarë baze apo përmes cilave procedura.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme