Politika 8 April 2026, 14:38 Nga VNA

Berisha paraprin vendimin e Gjykatës së Lartë dhe akuzon Sadushin: Po i shërben Erion Veliajt

Ndaje në Whatsapp

Berisha paraprin vendimin e Gjykatës së Lartë dhe akuzon

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, se po vepron në interes të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një deklaratë për mediat gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha paralajmëroi se vendimi i Gjykatës së Lartë që pritet të nxirret nesër do të jetë për heqjen e paraburgimit për persona pa vendim të formës së prerë. Sipas tij, ky vendim shërben për interesat e Veliajt, por do të përfitojnë edhe dhjetëra kriminelë.

“Nesër, Sadushi, në një akt që kërcënon absolutisht sigurinë e Shqipërisë dhe të vendeve të rajonit, del me vendimin që ata që janë në paraburgim pa vendim të prerë të lirohen. Ky është vendimi i Veliajt, ta quaj kështu. Por nga ky vendim përfitojnë dhjetëra bosë të drogës, krerë të organizatave kriminale”, deklaroi Berisha.

Kryedemokrati vijoi më tej duke akuzuar edhe drejtorin e ri të Burgjeve, Adriatik Kupi, për të cilin tha se është një nga eksponentët e aferës së njohur si “5D”. Berisha shtoi se emërimi i Kupit është një veprim i qëllimshëm nga kryeministri Rama, me qëllim rivendosjen e paqes me Erion Veliajn.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme