Politika 19 December 2025, 10:56 Nga VNA

Berisha paralajmëron protesta dhe grevë urie më 22 dhjetor, thirrje për pjesëmarrje masive

Ndaje në Whatsapp
Berisha paralajmëron protesta dhe grevë urie më 22 dhjetor,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një deklaratë për shtyp në Selinë e Opozitës, ku u shpreh se opozita vazhdon ta konsiderojë Kushtetutën si kuadri më i mirë ligjor për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Berisha theksoi se opozita shpreh mbështetje dhe nuk ka ushtruar dhunë ndaj institucioneve apo organeve të drejtësisë. 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se protesta e thirrur për 22 dhjetor do të marrë forma të ndryshme, dhe greva urie, me qëllim rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës. Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive të shqiptarëve, duke i përqendruar thirrjet kryesisht tek të rinjtë.

“Është thirrur data 22. Protestat tona do të diversifikohen me greva, greva urie dhe me të gjitha format. Nëse ne vendosim të përmbushim misionin tonë, jemi të vendosur. Protestat tona dhe të gjithë ne duhet ta kemi të qartë se, me këtë regjim, protesta e qëndrueshme është jetike. Ato janë format që rrëzojnë diktaturat. Angazhimi sa më i madh i të rinjve në këtë betejë është thelbësor, sepse opozita dhe shqiptarët do ta fitojnë,” deklaroi Berisha.

Kryedemokrati komentoi gjithashtu kërkesën e Partisë Socialiste për të përjashtuar më shumë se gjysmën e deputetëve të PD-së nga aktivitetet parlamentare pas kaosit të shkaktuar në Kuvend. Berisha sulmoi kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën, duke thënë se është “më kriminel se krerët e bandave në Shqipëri”.

"Imagjinoni kjo që po ndodh është tipike për një narkoshtet. Mos harroni, një zv/kryeministër, pa e kërkuar prokuroria dhe pa u paraqitur një kërkesë për hetim, dorëzoi mandatin dhe postin dhe ky ishte Ilir Meta sapo doli një dokument 100% i manipuluar. Fatmir Mediu, për një çështje që ishte absolutisht e aparatit ushtarak, dha dorëheqjen nga posti dhe u paraqit para hetimit.  Çfarë ndodhi dje në Parlament, dhe tani kërkojnë të përjashtojnë më shumë se gjysmën e deputetëve? Ai që drejton grupin e PS-së është më kriminel se Suela Çela, Elvis Doci dhe Safet Bajri. Sepse ata rrinë në bodrumet e tyre, ndërsa ky rri në zyrat e qeverisë, i mbron dhe zbaton urdhrat e tyre”, tha Berisha.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme