Politika 31 July 2025, 18:21 Nga VNA

Berisha pagoi 6 mln dollarë që lobistët amerikanë t’i thonë DASH se nuk është politikan aktiv!

Ndaje në Whatsapp

Berisha pagoi 6 mln dollarë që lobistët amerikanë t’i

Kompania amerikane e lobimit “Continental Strategy”, e kontraktuar nga Sali Berisha përpara zgjedhjeve të 11 majit, ka nisur përpjekjet për të anuluar shpalljen “non grata” të kreut të PD-së. Në një letër drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, kompania kërkon heqjen e këtij statusi ndaj Berishës.

Në një material të dërguar institucioneve amerikane, kompania e lidhur me rrethin politik të Partisë Republikane dhe ish-presidentit Donald Trump, argumenton se shpallja “non grata” ishte e motivuar politikisht dhe pa bazë faktike.

“Shpallja sipas nenit 7031(c) e ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të anulohet menjëherë. Ajo ka dëmtuar interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe ka kontribuar në përkeqësimin e situatës në Shqipëri, që sot kritikët e përshkruajnë si një ‘shtet-narkotik’. Në një kohë kur demokracia në vend është në rrezik serioz dhe Berisha nuk është më një figurë aktive politike, heqja e këtij përcaktimi do të ndihmonte në rikthimin e neutralitetit dhe besueshmërisë amerikane në rajon”, thuhet në dokument.

Berisha pagoi 6 mln dollarë që lobistët amerikanë t’i

Megjithatë, mbetet për t’u parë sa bindëse do të jetë kjo strategji, veçanërisht në pjesën ku pretendohet se Berisha nuk është më aktiv politikisht. Në realitet, ai është kryetar i partisë së dytë më të madhe në vend dhe udhëheq opozitën shqiptare.

Për më tepër, ndikimi i tij në politikë mbetet i rëndësishëm, siç dëshmohet edhe nga rezultatet e zgjedhjeve të fundit, ku forca politike që ai përfaqëson siguroi 32.9% të votave dhe 50 mandate në parlament.

Pyetja që shtrohet është nëse argumentet e lobistëve do të jenë të mjaftueshme për të bindur Departamentin e Shtetit, pasi edhe vetë kompania në një letër shoqëruese e pranon se procesi i anulimit të shpalljes “non grata” është tejet i vështirë. Sipas tyre, e vetmja autoritet që mund të marrë një vendim të tillë është Sekretari i Shtetit, ndërsa Berisha nuk ka as të drejtë ankese formale.

Kjo do të thotë se, edhe nëse përpjekjet për heqjen e “non gratës” nuk rezultojnë të suksesshme, pagesa ndaj kompanisë lobuese do të kryhet gjithsesi nga Partia Demokratike.

Sipas kontratës afatgjatë të nënshkruar mes palëve, Continental Strategy do të përfitojë deri në 6 milionë dollarë. Përmes kësaj marrëveshjeje, kompania do të ofrojë shërbime lobimi dhe strategji politike, me qëllim përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të PD-së dhe rritjen e ndikimit të saj në qarqet politike në Uashington.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme